RTSH Sport Live

Shkëmbi largohet nga Teuta

  • 21/11/2022
  • |
  • Abissnet Superiore
Shkëmbi largohet nga Teuta
Durrsakët kanë njoftuar ndërprerjen e bashkëpunimit me trajnerin

Bledi Shkëmbi nuk është më trajner i Teutës. Skuadra durrsake, e cila ndodhet në fundin e tabelës në klasifikim, ka njoftuar gjatë ditës së sotme ndërprerjen e bashkëpunimit me trajnerin korçar. Një marrëveshje e dyanshme, njofton klubi, për të mirën e të dyja palëve.

Njoftimi i klubit:

Klubi i Futbollit Teuta njofton për ndërprerjen e bashkëpunimit me tranjerin, Bledi Shkëmbi. Bashkëpunimi me trajnerin Shkëmbi ndërpritet me marrëveshje të dyanshme, pasi klubi dhe trajneri e kanë konsideruar se ndërprerja e bashkëpunimit në këtë moment është në të mirë të të dyja palëve. Me këtë rast, KF Teuta falënderon Shkembin për kontributin e dhënë gjatë periudhës qe drejtoi skuadrën blu, dhe i dëshirojmë shëndet dhe shumë suksese në të ardhmen.