Shkëndija e Tetovës ka gjetur pasuesin e teknikut Bruno Akrapovic, që u shkarkua nga drejtuesit pas barazimit në javën e fundit ndaj Borec. Kampionët në fuqi të Maqedonisë së Veriut njoftojnë se tekniku i përkohëshëm i skuadrës do të jetë Artim Shaqiri. Ky i fundit ka qëndruar pranë klubit prej një muaji, me misionin për ta vëzhguar dhe për të marrë detyrën e Drejtorit Sportiv, duke nisur nga fundi i këtij sezoni.
Megjithatë, shkarkimi i Akrapoviç e ka bërë të nevojshëm rikthimin e menjëhershëm të Shaqirit, që do të qëndrojë në detyrën e trajnerit të përkohshëm deri në fund të sezonit dhe më pas do të marrë rolin e Drejtorit Sportiv. Kur kanë mbetur edhe 8 javë nga përfundimi i sezonit, ish-trajneri i Kukësit, ka vetëm një objektiv të vetëm, të mbajë Shkëndijen në zonën e Europës.