RTSH Sport Live

Shkëndija, Struga e Shkupi, “luftë” e fortë për titullin

  • 01/05/2024
  • |
  • Maqedonia e Veriut
Shkëndija, Struga e Shkupi, “luftë” e fortë për titullin
Tri skuadra me pikë të barabarta, 58 pikë, pas ndeshjeve të javës së 30-të

Shkëndija, Struga dhe Shkupi, vazhdon gara e ndezur për titull në Maqedoninë e Veriut. Në javën e 30-të në elitën e futbollit maqedonas, ishte Shkëndija që përfitoi më shumë, me atë fitore 3-2 me Brera Strumicën, duke marrë vendin e parë në klasifikim me 58 pikë, po aq kanë dhe Shkupi e Struga.

Skuadra e Shkupit, në ndeshjen e dytë nën drejtimin e Ernest Gjokës, u mund në transfertë nga Gostivari me rezultatin 2-0. Humbje dhe për Strugën e Shpëtim Duros, 3-2 në transfertë me Tikvesh.