Provoi deri në fund, por nuk ia arriti. Përfundon aventura në Europa League për Shkupin, që u mund në dy përballjet me Shamrock Rovers. Dihej që do të ishte një sfidë e vështirë për kampionët e Maqedonisë së Veriut, që bënë aq sa mundën përballë një skuader tradite si Shamrock. Në Irlandë, Shkupi u mund me shifrat 3-1, ndërkohë që po i mundur doli edhe në takimin e dytë përfunduar 1-2 për ekipin irlandez.
Aventura europiane për kampionët e Maqedonisë së Veriut do të zhvendoset në Conference League, ku do të gjejnë skuadrën që do të kualifikohet nga çifti Ballkani-Klaksvik. Dardanët e kanë fituar 3-2 ndeshjen e parë dhe ekziston mundësia që të kemi një derbi shqiptarësh në Conference League e rrjedhimisht në fazën e grupeve do të kishim një ekip shqiptar. Trajneri i Shkupit Goce Sedloski do të shprehej se golat e ekipit kundërshtar erdhën nga gabimet e tyre.