RTSH Sport Live

Shkupi surprizon Dinamon e Zagrebit

  • 19/07/2022
  • |
  • Maqedonia e Veriut
Shkupi surprizon Dinamon e Zagrebit
Kampionët e Maqedonisë së Veriut kanë barazuar 2-2 në ndeshjen e luajtur në Zagreb

Skuadra e Shkupit vazhdon të surprizojë në Champions, pavarësisht se përballë është një emër i madh si Dinamo Zagreb. Në ndeshjen e parë të raundit të dytë, të luajtur në Zagreb, kampionët e Maqedonisë së Veriut kanë arritur të marrin një barazim 2-2. Kështu, gjithçka mbetet e hapur për ndeshjen e kthimit që do të luhet pas një jave në Shkup.

Miqtë ishin të parët që kaluan në avantazh me anë të brazilianit Queven në minutën e 25-të. Ndërkohë, vendasit u përgjigjën me Ademin në fundin e pjesës së parë, duke vendosur barazpeshën 1-1. Katër minuta para fundit të kohës së rregullt Petkov i dhuroi avantazhin skuadrës së Dinamos, por festa u prish në minutën e 92-të nga goli i Cephas, 2-2.