RTSH Sport Live

Simeone vlerëson Borussia-n: Merituan gjysmëfinalen, e dëshironin më shumë se ne

  • 16/04/2024
  • |
  • UEFA Champions League
Simeone vlerëson Borussia-n: Merituan gjysmëfinalen, e dëshironin më shumë se ne

Në fund të ndeshjes trajneri i Atletico Madrid u paraqit i “dorëzuar” përpara gazetarëve. Humbja 4-2 në Gjermani nuk i dha shumë alibi argjentinasit, i cili vlerësoi ekipin gjerman duke pranuar se u kualifikua me meritë.

“Ndeshja nuk shkoi siç dëshironim. Patëm raste, por Borussia shënoi golat. Kur barazuam 2-2 merita e ekipit rival ishte se ngulmoi më shumë se ne. Dëshironte më shumë se ne këtë kualifikim”, tha Simeone.

Mes të tjerash trajneri vlerësoi edhe të besuarit e tij. “Me këtë nuk dua të them se lojtarët e mi nuk dëshironin të kalonin më tej. Ne kemi ardhur deri këtu duke dhënë maksimumin”, tha “Çolo” Simeone.