RTSH Sport Live

Siner dhe Dimitrov sfidojnë njëri-tjetrin

  • 30/03/2024
  • |
  • Sporte të tjera
Siner dhe Dimitrov sfidojnë njëri-tjetrin
Ndeshja do të luhet të dielën në orën 21:00

Grigor Dimitrov dhe Jannik Siner do të përballen në finalen e turneut Master 1000 të Majemit. Ndeshja do të luhet të dielën në orën 21.00. Në rast fitoreje, tenisti italian do të ngjitej në vendin e dytë në renditjen botërore.

Të dielën luhet finalja e turneut të tenisit Master 1000 të Majemit. Siner dhe Dimitrov do të sfidojnë njëri-tjetrin për të marrë trofeun. Tenisti italian mundi në gjysmëfinale Danil Medvedev. Një fitore e lehtë kjo për Sinerin që në 1 orë e 10 minuta lojë fitoi ndaj rusit 2-0 me sete 6-1 e 6-2. Në gjysmëfinalen tjetërn Grigor Dimitrov fitoi ndaj Sascha Zverev 2-1 me sete 6-4, 6-7  e 6-4 pas dy orë e 40 minutash lojë.

Grigor Dimitrov i ka bërë tashmë një nder të madh Jannik Sinnerit duke mundur Carlos Alcarazin në çerekfinale të Masters 1000 të Miami, dhe tani mund t’i ofrojë një assist në finale. Në rast të suksesit, 22 vjeçari nga Sesto Pusteria do të ngjitej në vendin e dytë në renditjen botërore.

Dhe historia flet në favor të Sinerit. Italiani ka fitur dy nga tre përballjet me kundërshtarin bullgar. Në rast fitoreje Sinneri me 1000 pikët e përfitura do të shkonte në 8710 pikë, duke kaluar Alcaraz që mbetet në kuotën e 8645 pikëve.