Skënderbeu ka arritur të godasë në merkato duke prezantuar katër blerjet më të fundit. Pavarësisht pengesave të shumta gjatë rrugës, korçarët janë rikthyer përsëri, duke mbyllur të gjitha detyrimet dhe duke i hapur rrugë transferimeve. Vangjel Zguro është lojtari më me eksperiencë ëhstë është afruar. Ka mbërritur një qendërmbrojtës, ganezi Agbodzi Abi si dhe të rinjtë Bajrami dhe Sadriu, të cilët premtojnë për të ardhmen.
Njoftimi i klubit:
“4 afrimet e para, bashkohen me ekipin”
KF Skënderbeu prezanton 4 afrimet e para në merkaton e Janarit, Vangjel Zguro, Agbodzie Abbey (21 vjeç, qëndërmbrojtës), Melos Bajrami (18 vjeç, mbrojtës) dhe Leard Sadriu (19 vjeç, Mbrojtës) janë zyrtarisht futbollistë bardhekuq.
4 futbollistët e rinj bardhekuq janë bashkuar me ekipin në stëvitje dhe janë në dispozicion të trajnerit Julian Ahmataj.