RTSH Sport Live

Spanjë, stuhi mbi Dani Lorenzo të Malaga-s: merr 50 euro për fanellën

  • 15/04/2024
  • |
  • Futboll Bota
Spanjë, stuhi mbi Dani Lorenzo të Malaga-s: merr 50 euro për fanellën
Futbollisti fillimisht justifikohet("Unë nuk jam milioner, klubi na detyron të paguajmë") por më pas pendohet: "Nuk duhej ta kisha bërë"

Po bën xhiron e internetit... negativisht gjesti i Dani Lorenzos, futbollistit të Malaga-s (skuadër që luan në Serinë C spanjolle). Mesfushori 21-vjeçar u përjetësua nga kamerat e El Chiringuito TV teksa i shiste fanellën e tij një tifozi në qendrën stërvitore për 50 euro. Futbollisti u kritikua shumë në rrjetet sociale.

"Unë nuk jam milioner, do të doja - u përpoq të justifikohej -. Ata na japin një numër të caktuar fanellash për t'i shpërndarë dhe unë tashmë e kam tejkaluar këtë, atëherë klubi na detyron të paguajmë për fanellat dhe u duk e natyrshme për mua që të pranoja paratë që më dhanë, e bëra me gjithë besimin e botës, por me reflektim mendoj se nuk duhej ta kisha bërë”.