RTSH Sport Live

Stefan Rrufa, medalje ndërkombëtare

  • 28/10/2021
  • |
  • Të tjera
Stefan Rrufa, medalje ndërkombëtare
Presidenti i Federatës Shqiptare të Qitjes nderohet për bashkëpunimin shumëvjeçar

Stefan Rrufa, presidenti i Federatës Shqiptare të Qitjes, është nderuar nga Federata Botërore edhe Europiane me Medalje. Gjithçka ka ndodhur në Asamblenë e Përgjithshme të Federatës Europiane të Qitjes, e cila është mbajtur në Qipro, ndërsa motivacioni për të nderuar Stefan Rrufën ishte “për kontributin dhe bashkëpunimin shumëvjeçar”.

Dhe medalja më e lartë është dorëzuar nga presidenti i Federatës Botërore dhe Europiane të Qitjes, Vladimir Lisin. Në fakt Rrufa është prej 17 vitesh në krye të qitjes shqiptare dhe gjithnjë është vlerësuar pjesëmarrja jo vetëm në aktivitetet ndërkombëtare, por dhe në Lojërat Olimpike, atje ku ky sport ka qenë gjithnjë i pranishëm. Ndaj dhe Rrufa ka marrë medaljen më të lartë nga ndërkombëtarët.