RTSH Sport Live

Struga e nis me fitore, Shkëndija gjen suksesin në ekstrem

  • 06/08/2023
  • |
  • Maqedonia e Veriut
Struga e nis me fitore, Shkëndija gjen suksesin në ekstrem
Skuadra e drejtuar nga Shpëtim Duro ka triumfuar 2-0 përballë Gostivarit, 1-0 fitorja e Shkëndijës në fushën e Voska Sport

Struga e ka nisur me ritëm kampioni sezonin e ri në kampionatin e Maqedonisë së Veriut. Kampionët në fuqi, të drejtuar nga trajneri Shpëtim Duro kanë arritur të triumfojnë 2-0 në këtë javë të parë në shtëpi përballë Gostivarit. Sfida u zbllokua në minutën e 22-të të pjesës së parë nga një gol i Radeskit, ndërsa në fundin e takimit u shënua dhe goli i dytë nga Jarovic me një asistim perfekt të Vangjel Zguros.

Një fitore jo e lehtë për skuadrën e Shkëndijës së Tetovës, e cila ka arritur të gjejë suksesin në fund të sfidës së luajtur në fushën e Voska Sport. Goli u shënua nga Aganspahic në minutën e 90’+1. Ndërkohë, Shkupi luan të hënën në fushën e Rabotnicki, duke nisur nga ora 17:00.

Maqedonia e Veriut(Java e parë)