Struga e Shpëtim Duros ndalet këtu, në fazën e play off të Ligës së Konferencës. Kampionët e Maqedonisë së Veriut, për herë të parë në një stad të tillë, kanë arritur të bëjnë historinë me paraqitjet dhe rezultatet e arritura, por tashmë janë dorëzuar, në pamundësi për të arritur fazën e grupeve.
Kanë humbur të parën në shtëpi, 1-0 përballë islandezëve të Breidablik. Me të njëjtin rezultat është mposhtur dhe në mbrëmjen e sotme, me një gol të shënuar nga Einarsson që në minutën e 3-të të takimit.