Struga Trim Lum në finalen e Kupës së Maqedonisë së Veriut. Jo vetëm kaq, por kryesuese e Kampionatit të Maqedonisë së Veriut, që është skuadër potenciale për trofe këtë sezon. Tanimë që nga 1 marsi ka në krye Shpëtim Duro, i cili ka zhvilluar pesë ndeshje në të cilat ka marrë katër fitore dhe një barazim. Me një golaverazh 7-2. Kështu në kampionat, Struga e epokës së Shpëtim Duros ka mundur 2-1 Shkupin, 1-0 Rabotniçkin, 3-1 Akademinë Pandev dhe në Kupën e Maqedonisë së Veriut, 1-0 Sileksin. Ka barazuar 0-0 me Makedonijan, ndërsa ka një ndeshje të prapambetur me Renovën. Deri në fund të sezonit skuadra e Duros ka shtatë ndeshje në kampionat dhe finalen e Kupës së Maqedonisë, gjithnjë me objektivin për dy trofe. E jo vetëm kaq, por me Duron, në një bashkëpunim të gjatë, shpresohet dhe një ecuri pozitive në Kupat e Europës. Sepse Struga Trim Lum është ndërtuar për të qenë fituese.