RTSH Sport Live

Studenti, sa shumë probleme!

  • 20/11/2023
  • |
  • Sporte të tjera
Studenti, sa shumë probleme!
Katër brazilianë në lojë, por Gaxiri tregon se ka ende probleme për të zgjidhur në ekip

Studenti, si rrallëherë sezonet e fundit, është përforcuar me katër brazilianë. Përveç De Naisedo Aleksandrino, Donda Dos Santos dhe Da Silva Gonçalves tanimë është afruar dhe qendra Viktor Gomes. Por edhe pse ndodh kështu, pjesa shqiptare nuk duket se është në të njëjtin nivel me të huajt, aq më tepër që edhe Gaxiri pranon që ka probleme. A duhet të ishte më rivalizues Studenti përballë Partizanit

"Lojtarët e huaj e vërtetë që bëjnë ndryshimin, por baza është ekipi me lojtarët shqiptarë. Është thikë me dy presa, 50 me 50, qoftë edhe fitorja, por qoftë dhe humbja. E vërtetë që kemi marrë një qendër braziliane, ndërsa janë bërë katër, por vetëm tre të huaj lejohen të aktivizohen në fushë. Por që duhet të ekuilibrohemi, sepse jemi në një çekuilibrim total”, nënvizon Gaxiri.

Por sa do ta ndihmojë Studentin kjo periudhë pushimi për të qenë ndryshe në pjesën e dytë të Kupës së Shqipërisë, apo dhe në fazën e dytë të kampionatit?

"Shpresojmë që të jetë më e mira. Do të stërvitemi me mangësitë tona dhe do të tregojmë një Student më rival", tregon Gaxiri.

Ku e sheh Gaxiri, Studentin në fund të fazës së dytë?

"Shpresojmë në gjysmëfinale tek top katër më të mirat në Kupë dhe në kampionat", përfundon Gaxiri.