RTSH Sport Live

Sulmi i ashpër i Ibras ndaj Argjentinës: Kam diçka për të thënë për festimet e tyre…

  • 25/01/2023
  • |
  • Boterori Katar 2022
Sulmi i ashpër i Ibras ndaj Argjentinës: Kam diçka për të thënë për festimet e tyre…
Sulmuesi suedez ka thënë edhe një herë fjalën e tij për triumfin e Messit me Albiceleste në “Katar 2022”

Jehona e Kupës së Botës ende po ndihet. Zlatan Ibrahimovic i është rikthyer të folurit për Botërorin e fituar nga Argjentina në Katar, veçanërisht duke vënë në dukje sjelljen e tifozëve të Albiceleste gjatë kampionatit botëror: "Jam i shqetësuar për të gjithë ata tifozë që u sollën keq. Ne nuk mund ta respektojmë këtë".

Kampioni suedez është i bindur edhe për një gjë: “Mbappé do të fitojë një Botëror, nuk jam i shqetësuar për të”. Dhe për Messin: “Ai konsiderohet si lojtari më i mirë në histori, isha i sigurt se do të fitonte”.