Në javën e 25-të të Premier League, Manchester City kalon Chelsea në renditje pas fitores 4-0 përballë Newcastle. Super Marmoush, shënues i tre golave në pjesën e parë. Goli i katërt u shënua nga McAtee.
Me këtë sukses, Manchester City kapërcen Chelsean në vendin e katërt, duke vënë në shënjestër Nottinghamin(tani vetëm në +3). Newcastle zbret në vendin e shtatë, me 41 pikë.
Tri pikë të rëndësishme për Arsenalin, i cili fitoi 2-0 në shtëpinë e Leicesterit. Dy golat u shënuan nga Merino.
Fitoret në shtëpi për Bournemouth (3-1 kundër Southampton) dhe Brentford (1-0 kundër West Ham). Fulham mundi Nottingham 2-1, 1-1 mes Aston Villas dhe Ipswich.