RTSH Sport Live

Superliga, mbërrin vendimi i Parlamentit Europian

  • 23/11/2021
  • |
  • Futboll Bota
Superliga, mbërrin vendimi i Parlamentit Europian
Refuzohet edhe njëherë projekti në Bruksel me 87% të votave kundër. 597 jo, vetëm 36 pro dhe 55 abstenime

Parlamenti Europian, kundër Superligës. Takimi në seancë plenare ishte një mundësi për të folur sërish për projektin që do të çonte në krijimin e një kompeticioni të ri europian, i cili ende sheh Juventusin, Real Madridin dhe Barcelonën në ballë. Në lidhje me këtë, ishin shprehur në Bruksel në fund të tetorit, duke mbajtur një qëndrim të kundërt me një notë në të cilën theksohej se Bashkimi Europian duhej të ishte më i përfshirë në skenën sportive, “për të inkurajuar një model më të drejtë që përafron me vlerat e BE-së së gjithëpërfshirjes dhe barazisë”.

Në fjalimin e djeshëm, zv-presidenti i Komisionit Europian, Margaritis Schinas përsëriti konceptin: “Kur isha 14 vjeç pata mundësinë të shkoja dhe të shihja ekipin tim të preferuar, Aris Selanik, duke luajtur kundër Saint-Etienne dhe dy vjet më vonë kundër Manchester City, dhe përsëri me Atletico Madrid. Kjo sepse ne jemi rritur në një model ku të gjithë kanë një shans në një sistem të hapur dhe meritokratik që ofron mundësi për të gjithë. Ky është modeli në të cilin fëmijët dhe nipërit tanë duhet të mbështeten, për të aspiruar të njëjtat përvoja dhe të njëjtat vlera”. Pas votimit të ri në këtë seancë të re plenare, 597 ishin votat kundër Superligës, vetëm 36 pro dhe 55 abstenime.