Tefik Osmani është “blerja” më e re e skuadërs së Vllaznisë. Kuqeblutë kanë njoftuar me një postim në rrjetet sociale arritjen e marrëveshjes për pozicionin e Drejtorit Sportiv. Osmani vetëm pak ditë më parë dha dorëheqjen nga Tirana dhe pikërisht nga ky pozicion, për të vazhduar më pas negociatat me klubin shkodran. Pikërisht sot është zyrtarizuar gjithçka, me Osmanin që mer vendin e Elvis Plorit.
Njoftimi i klubit:
Klubi i Futbollit Vllaznia bën të ditur se ka arritur marrëveshjen për pozicionin e Drejtorit Sportiv pranë Klubit tonë me z.Tefik Osmani. Ai vjen mbas një përvoje të konsoliduar në menaxhimin sportiv, të sukseshme dhe plot trofe.
Me këtë rast Klubi falenderon përpjekjet dhe përkushtimin e z. Elvis Plori për kontributin e tij të vazhdueshëm në klubin tonë".