RTSH Sport Live

Tenis/Stefan Micov, fitues i turneut rajonal

  • 22/10/2021
  • |
  • Të tjera
Tenis/Stefan Micov, fitues i turneut rajonal
Mund në finale Shendrit Deharin 2-1, organizatori Varfi shpreson në aktivitet të përvitshëm

Stefan Micov nga Maqedonia është fituesi i turneut rajonal të tenisit, që u zhvillua në National Park të Tiranës, ndërsa në finale mundi Shendrit Deharin, 2-1. 6-7, 6-4 dhe 6-1 ishin setet e fituara nga maqedonasi, i cili menjëherë pas fitimit të trofeut u shpreh i kënaqur për mikrofonin e RTSH Sport.

 “Unë duhet të falënderoj organizatorët për këtë turne. Nuk ishte asgjë e lehtë, sepse dhe Dehari ka bërë një ndeshje të mirë. Përtej rezultatit ne jemi shokë e miq bashkë dhe luajmë shpesh me njëri-tjetrin. Unë shpresoj që ky turne të vazhdoj dhe më tej, edhe sepse ndihem mirë me mikpritjen shqiptare”.