Tenisi botëror humbet një nga fenomenet më të mëdhenj të dy dekadave të fundit. Rafael Nadal njoftoi tërheqjen e tij nga kompeticionet zyrtare mëngjesin e së enjtes 10 tetor.
Pasi përjetoi një 2024 të komplikuar, të karakterizuar nga pjesëmarrja e tij e fundit në Lojërat Olimpike Verore, 38-vjeçari nga Majorka vendosi të varë raketën e tij në mur pasi të marrë pjesë në Davis Cup Final 8, ku do të luajë dyshe me Carlos Alcaraz në nëntor.
"Përshëndetje të gjithëve, jam këtu për t'ju thënë se po tërhiqem nga tenisi profesionist. E vërteta është se kanë qenë vite të vështira, veçanërisht dy të fundit - shpjegoi spanjolli në një video të publikuar në rrjetet sociale - mendoj se nuk jam në gjendje të luaj pa kufizime. Natyrisht që është një vendim i vështirë, u desh kohë për ta marrë atë, por çdo gjë në jetë ka një fillim dhe një fund dhe mendoj se është koha e duhur për të përfunduar karrierën time. më shumë se sa e imagjinoja."
Trofetë dhe rekordet e Rafa Nadal janë mbresëlënëse. Spanjolli, i lindur në Manacor më 3 qershor 1986, është një legjendë e tenisit: 14 fitore Roland Garros (rekord absolut), 4 US Open, 2 Wimbledon dhe 2 Australian Open. Përveç sukseseve të tij të paharrueshme në Grand Slam, ai fitoi 36 turne Masters 1000 dhe një medalje të artë olimpike në Pekin 2008.