Moment i frikshëm në Kupën e Kombeve të Afrikës. Mesfushori i Egjiptit, Emam Ashour rrezikoi jetën e tij pasi tentoi një salto akrobatike në stërvitje: ai u rrëzua, duke goditur kokën dhe u dërgua me urgjencë në spital ku është nën vëzhgim. “Isha mes jetës dhe vdekjes” – shkroi Asournë në Instagram nga shtrati i tij në spital – Falënderoj Zotin për gjithçka dhe falënderoj të gjithë ata që ishin pranë meje dje, mjekët e ekipit dhe stafin”. Lojtari padyshim që do të humbasë ndeshjen e 16-shes kundër Kongos.
“Lojtari ka dëmtuar kokën gjatë stërvitjes me kombëtaren, është trajtuar menjëherë nga stafi mjekësor i ekipit kombëtar të drejtuar nga Mohamed Abu El-Ela dhe është dërguar menjëherë në spital – thuhet në deklaratën e Federatës së Futbollit Egjiptian – Ai iu nënshtrua të gjitha analizave që konfirmuan se ka pësuar një tronditje dhe se gjendja e tij tani është e stabilizuar”.