RTSH Sport Live

Teuta, fituese e Kupës së Shqipërisë

  • 29/01/2023
  • |
  • Basketboll
Teuta, fituese e Kupës së Shqipërisë
Durrsakët mundën në finale Kamza Basket me rezultatin 82-74

Teuta është fituese e Kupës së Shqipërisë në basketboll për meshkuj. Në finale, skuadra durrsake mundi Kamza Basket me rezultatin 82-74. Në mjediset e Akademisë “Dhimitraq Goga” u zhvillua një ndeshje e hapur, të dyja skuadrat treguan dëshirën e tyre për trofe. Diferenca erdhi në 10 minutat e fundit, me bregdetarët që arritën të bëjnë diferencën dhe të rrëmbejnë trofeun.

Në periodën e parë, Teuta arriti të shkëputet 23-16, ndërkohë që Kamza Basket mundi të rikuperojë në të dytën, 40-36. Durrsakët ruajtën pozitat në periodën e tretë, ndërsa në pjesën e fundit të takimit arritën të bëjnë shkëputjen që u bëri të mundur dhe fitimin e trofeut.