RTSH Sport Live

Tifozët shkarkojnë Ronaldon, 70% e duan në stol me Zvicrën

  • 04/12/2022
  • |
  • Boterori Katar 2022
Tifozët shkarkojnë Ronaldon, 70% e duan në stol me Zvicrën
Sondazhi i A Bola nuk lë asnjë dyshim, por Fernando Santos vështirë se do të bëjë pa të

Kohë të vështira për Cristiano Ronaldon. Edhe tifozët portugez i kthejnë shpinën CR7 dhe shpresojnë që ai të mos startojë në 1/16 e Katar 2022 kundër Zvicrës. Kjo është ajo që del nga një sondazh i sponsorizuar nga gazeta portugeze A Bola, sipas të cilit 70% e përdoruesve të internetit nuk e konsiderojnë më atë të pandryshueshëm. Fernando Santos nuk i mungojnë alternativat në sulm (Leao i Milanit, André Silva i Leipzig apo Gonçalo Ramos i Benfica-s), por praktikisht e ka të pamundur të heqë dorë nga futbollisti më i fortë portugez i të gjitha kohërave.

Statistikat e Ronaldos në Katar flasin vetë: CR7 ishte shpesh në periferi të ndeshjes dhe nuk arriti kurrë të bënte një ndryshim në krahasim me mënyrën se si janë mësuar tifozët portugez. Shifrat kundër Ganës, Uruguajit dhe Koresë së Jugut janë modeste: një gol (nga penalltia), asnjë asistim, dy krosime të bëra, shumë pak driblime (mesatarisht tre për lojë dhe vetëm 50% sukses) dhe vetëm 55% sukses kur përfshihet në lojë.

Futbolli është një sport që ka memorie të shkurtër dhe nga kjo nuk mund të shpëtojë as një legjendë si Cristiano Ronaldo, i cili u bë lojtari i parë që shënon në 5 edicione të ndryshme të Kupës së Botës kundër Ganës. Janë 118 gola të shënuar në kombëtare, gjithashtu një rekord, por vitet ikin për të gjithë, karta e identitetit nuk gënjen kurrë (37 vjeç) dhe tifozët shikojnë mbi të gjitha të tashmen, duke harruar apo lënë jashtë të gjitha të mirat bëra në të kaluarën.