RTSH Sport Live

Tirana bën kthesë në objektiva

  • 27/04/2023
  • |
  • Basketboll
Tirana bën kthesë në objektiva
Pasi ka fituar ndeshjen e tretë në “Asllan Rusi”, bardheblutë bëhen gati për sfidën e katërt

Tirana dhe Besëlidhja në basketboll për meshkuj tanimë do të duhet të luajnë ndeshjen e katërt për të zgjidhur fatet e titullit kampion për sezonin 2022-2023. Ndeshja do të luhet në fushën e bardhebluve, ndërsa gjithçka do të zhvillohet në sallën olimpike “Feti Borova”. Trajneri i bardhebluve, Erkand Karaj, ka treguar për Radio Televizionin Shqiptar se çfarë u bë ndryshe krahasuar më dy takimet e para nga bardheblutë.

"Neve ishim plotësisht të bindur se mund të fitonim pasi ne jemi ekip shumë i mirë, ashtu sikurse është Besëlidhja. Loja është plotësisht e hapur. Pavarësisht se ata kryesonin 2-0, unë isha plotësisht i bindur se do ta kthenim rezultatin. Përgjatë lojës nuk mund të them se bëmë ndonjë ndryshim taktik, thjeshtë ishte dëshira e çunave për të mbrojtur dhe kaq", nënvizon Erkand Karaj.

Ndërkohë i pari i pankinës lezhjane, Afrim Bilali, ka shpjeguar dhe uljen e pikëve të shënuara nga skuadra në ndeshjen e tretë, ndërsa më parë kishte shënuar 93 pikë e 87 pikë, kurse të mërkurën vetëm 63 pikë.

"Është presioni i finales. Padyshim duhet të uroj Tiranën ka bërë ndeshje shumë të mirë e kjo si nga ana e mbrojtjes, ashtu dhe e sulmit. Sot nuk na funksionoi sulmi. Nuk na ecën gjuajtje, ato pranë koshit, por padyshim sot nuk ishin në ditë të mira çunat", deklaron Afrim Bilali.

Por cili ishte suksesi i bardhebluve? Karaj e ka një përgjigje:

"Dëshira e madhe po themi që kishin për ta kthyer këtë ndeshje. Ndërkohë që në ndeshjen e parë dhe të dytë në mbrojtje nuk ishim të fokusuar sa duhet sot funksionoi. Kanë bërë një ndeshje perfekte në lojë pranë kundërshtarit dhe i uroj për këtë gjë. Ndaj dhe fituam", pohon Karaj.

Besëlidhja edhe pse bëri një mbrojtje të mirë përsëri pësoi 76 pikë. Çfarë ndodhi me skuadrën në fushë?

"Unë mundohem çdo herë që të bëj diçka ndryshe për ta surprizuar kundërshtarin. Ajo që nuk funksionoi sot ishte loja bashkëpunuese mes dy qendrave në zonë që tek Tirana shkoi mirë me Hamatin e Hysenagollin", pohon i pari i bankinës së Besëlidhjes.

Karaj ndërkohë ka folur edhe për atmosferën e krijuar në Pallatin e Sportit “Asllan Rusi” nga tifozeritë e të dy ekipeve.

"Atmosfera ishte shumë e bukur po them kjo nga të dyja palët. Fanatiksat i japin gjithmonë tonin ndeshjes. Edhe tifozët e Besëlidhjes e mbajtën atmosferën gjallë dhe gjithçka ishte e bukur. Ndryshe nga sezoni kur unë kam qenë në parket, këtë vit nuk e kemi nisur si pretendentë, sepse ishim në vendin e tretë. Në atë vit që ti përmend e nisëm si pretendent, ndërsa ishim në vendin e parë, dhe në fund e fituam titullin kampion", deklaroi Erkand Karaj.

Kurse për Bilali është shumë e rëndësishme që në parket u luajt basketboll dhe palët i dhanë dorën njëri-tjetrit.

"Atmosfera ishte shumë e bukur po them kjo nga të dyja palët. Fanatiksat i japin gjithmonë tonin ndeshjes. Edhe tifozët e Besëlidhjes e mbajtën atmosferën gjallë dhe gjithçka ishte e bukur. Ndryshe nga sezoni kur unë kam qenë në parket, këtë vit nuk e kemi nisur si pretendentë, sepse ishim në vendin e tretë. Në atë vit që ti përmend e nisëm si pretendent, ndërsa ishim në vendin e parë, dhe në fund e fituam titullin kampion", përfundoi Bilali.

Ndeshja e katërt luhet të hënën në ora 19:00 dhe do të vijë drejtpërsëdrejti në rrjetin e Radio Televizionit Shqiptar.