RTSH Sport Live

Tirana, në vendin e 3-të të Ligës Unike

  • 02/04/2024
  • |
  • Basketboll
Tirana, në vendin e 3-të të Ligës Unike
Mundi Penzën 78-59, finalja Bashkimi-Prishtina, drejtpërdrejt (20.00) në RTSH Sport

Pasi ka mbyllur fazën e sezonit të rregullt, aty ku morën pjesë 6 skuadrat më të mira të të dy anëve të kufirit shqiptar, veprimtaria e përbashkët të basketbollit për femra midis Shqipërisë dhe Kosovës, Liga Unike, ka ulur të martën në Prishtinë fazën e saj finale. Takimi i parë i së martës në mbrëmje ka qenë dueli për vendin e 3-të dhe të 4-t, aty ku Tirana është përballur me Penzën e Pejës. Ndonëse bëri një ndeshje mjaft të mirë të hënën, skuadra e trajneres Mirza Alibegaj u eliminua në gjysmëfinale përballë Bashkimit të Prizrenit, ndërsa pejanet u mundën nga Prishtina.

Në fakt, Tirana, që ishte e vetmja skuadër e mbetur nga Shqipëria në këtë “4-she finale” e ka nisur më mirë takimin, duke e fituar 10-minutëshin e parë me dy pikë epërsi, 16-14. Skuadra e Alibegajt do ta rrisë nivelin e lojës edhe më tepër në 10-minutëshin e dytë, duke e fituar atë me shifrat 21-15, dhe duke bërë që të dy ekipet të shkojnë në pushimin e madh midis dy gjysmave me epërsinë e minimale prej 8 pikësh të Tiranës, 37-29.

Skuadra e kryeqytetit të Shqipërisë kanë dalë edhe më e motivuar nga dhomat e zhveshjeve, duke e fituar edhe më thellë 10-minutëshin e 3-të, 23-11, duke bërë që Tirana të kryesojë kështu pas një gjysmë ore lojë me plot 20 pikë epërsi, 60-40. Por 10-minutëshi i 4-t dhe i fundit ka parë skuadrën nga Peja ta fitojë atë 19-18, por është Tirana që e fiton kështu gjithë ndeshjen 78-59, duke siguruar vendin e 3-të në finalen e Ligës Unike në basketboll për femra.

Mund të jetë një imazh i 2 persona, njerëz që luajnë basketboll dhe teksti