RTSH Sport Live

Tirana, triumf në derbi

  • 10/02/2024
  • |
  • Basketboll
Tirana, triumf në derbi
Bardheblutë mundin me 26 pikë diferencë Partizanin, Karaj vlerëson ekipin

Tirana në basketboll për meshkuj e ka fituar me një diferencë prej 26 pikësh derbin me Partizanin, që është luajtur të shtunën pasdite në sallën sportive “Farie Hoti”. Skuadra e drejtuar nga Erkand Karaj e ka nisur me vrull ndeshjen, ndërsa tregon forcën e saj që në periodën e parë, të cilën e ka fituar 26-10. Mundohet të reagojë Partizani, i cili fiton periodën e dytë 23-27, por në pushim bardheblutë janë në një avantazh prej 12 pikësh, 49-37. Edhe pas daljes nga dhomat e zhveshjes, Partizani mban të njëjtin ritëm. Fiton periodën e tretë 24-27 dhe ngushton në 64-73. E fundi është një shkundje totale për të besuar e Erkand Karajt, që triumfojnë në periodën e katërt, 30-13 dhe në fund 103-77. Suksesi në derbin me të kuqtë ka ardhur nëpërmjet reagimit të trajnerit të Tiranës, Erkand Karaj

"Nuk jam i kënaqur për të gjithë lojën. Por edhe priteshin luhatje të tilla sepse kemi një lojtar të ri si Xhordan Robinson, i cili ka vetëm dy ditë stërvitje, por edhe Haris është lojtar i ri. Edhe ai nuk e ka bërë një muaj me ne. Kështu që duke futur dy komponentë të rinj në skuadër, të cilët presim të jenë të rëndësishëm në skuadër, duan kohë të ingranohen", ka shpjeguar i pari i bankinës bardheblu.  

Në ndeshjet e tjera të Superligës së meshkujve Teuta ka fituar me Vllazninë, 80-66. Po kështu Elbasani ka mundur Skënderbeun në transfertë 96-74, kurse java mbyllet me Flamurtari – Fieri Basket dhe Apolonia – Kamza Basket.