RTSH Sport Live

Vlahovic-Chiesa, Juve në çerekfinale. United, Sevilla e Feyenoord e ndjekin

  • 16/03/2023
  • |
  • UEFA Europa League
Vlahovic-Chiesa, Juve në çerekfinale. United, Sevilla e Feyenoord e ndjekin
Bardhezinjtë kanë mposhtur Freiburgun 2-0, Ndërsa “Djajtë e Kuq” rrëmbyen një fitore 1-0 në fushën e Betis

Juventusi është në çerekfinale të Europa League pasi eliminoi Freiburgun. Bardhezinjtë e Allegrit përsëritën suksesin e ndeshjes së parë në Torino, duke fituar 2-0 në Gjermani falë një penalltie të shndërruar nga Vlahovic në minutën e 45-të dhe një goli të Chiesa në minutën e 95-të. Në pjesën e parë, Szczesny u tregua i saktë ndaj Ginteri në minutën e 22-të, më pas pak para pushimit ndeshja ndryshoi: me një prekje të dorës Gunde devijoi një goditje të Gatti në zonë duke shkaktuar penalltinë dhe duke u përjashtuar. Në epërsi numerike gjatë gjithë pjesës së dytë, Juventusi arriti të sigurojë kualifikimin në mesin e tetë më të mirëve të kompeticionit.

Mançester Junajtid fiton sërish, në ndeshjen e dytë të fazës së 16-shes të Ligës së Evropës. Djajtë e Kuq, pas 4-1 në ndeshjen e parë, mundën 1-0 Betisin falë golit të Rashford. Edhe Sevilla kalon: spanjollët, me forcën e 2-0 të Sanchez Pizjuan, vuajtën shumë kundër Fenerbahçes, të cilës nuk i mjafton një sukses 1-0. Spektakël e Feyenoord, që dominoi Shakhtarin në Roterdam dhe shpërtheu në pjesën e dytë: përfundoi 7-1.