RTSH Sport Live

Vllaznia i shkakton humbjen e parë Egnatias

  • 11/09/2024
  • |
  • Abissnet Superiore
Vllaznia i shkakton humbjen e parë Egnatias
Kuqeblutë kanë triumfuar me rezultatin 3-1 përballë kampionëve

Vllaznia ka arritur të rrëmbejë një fitore 3-1 përballë Egnatias në sfidën e luajtur në “Loro Boriçi” dhe që erdhi për shikuesit në ekranin e RTSH Sport. Një sfidë emocionuese, që nisi me gol që në minutën e 16-të me protagonist Esat Malën.

Nuk vonoi reagimi i rrogozhinasve, të cilët vendosën barazpeshën në minutën e 27-të me Ujkën. Gjithsesi, shkodranët  gjejnë edhe njëherë avantazhin në minutën e 40-të me Qaton, ndërsa Balaj në fillimin e pjesës së dytë, pikërisht në minutën e 48-të, firmosi për 3-1, që është dhe rezultati përfundimtarë i kësaj sfide.

Me këtë sukses, skuadra e trajnerit Bërdariç ngjitet në kuotën e 7 pikëve, aq sa Egnatia, për të ndarë mes tyre vendin e parë.

VLLAZNIA-EGNATIA 3-1

Shënues: Mala 16’, Qato 40’, Balaj 48’ / Ujka27’

Mbyllet sfida, Vllaznia i gëzohet fitores 3-1 përballë Egnatias

86’ – Pas një sulmi të Vllaznisë nga e majta, Balaj tenton në qendër të arrijë një top të vështirë, por është e pamundur.

57’ – Mala i afrohet golit të katërt për Vllazninë, por Dobjani tregohet i saktë me ndërhyrjen e tij.

51’ – Ujka shfaqet rrezikshëm në zonën shkodrane, por goditja e tij është e gabuar.

48’ – Vllaznia gjen edhe golin e tretë me Balajn, asistim nga Qato.

...Nis pjesa e dytë

Mbyllet pjesa e parë...

45’+2 – Fangaj ka mundësinë më të mirë për të shënuar, por i vetëm përballë portierit të skuadrës shkodrane, goditi në mënyrë të gabuar me kokë.

43’ – Vllaznia pranë golit të tretë, Delaj me një të djathtë nga jashtë zonës është ndalur nga traversa.

40’ – Vllaznia përsëri në avantazh, është Qato që ka realizuar një gol mjaft të bukur nga distanca për të firmosur rezultatin 2-1.

27’ – Ujka ka arritur të përfitojë nga një mosmarrëveshje mes dy mbrojtësve të Vllaznisë dhe të dërgojë topin në rrjetë për të vendosur barazpeshën në 1-1.  

16’ – Vllaznia ka arritur të gjejë golin në “Loro Boriçi”, është Mala që ka shënuar në portën e mbrojtur nga Dobjani.

1’ – Rrogozhinasit shkelmojnë të parët topin.

Ka nisur sfida në “Loro Boriçi” mes Vllaznisë dhe Egnatias, e vlefshme për javën e katërt të “Abissnet Superiore” dhe që po vjen për shikuesit në ekranin e RTSH Sport.

VLLAZNIA-TEUTA

VLLAZNIA: Qarri, Gurishta, Juriç, Stojanoviç, Jago, Krymi, Alivoda, Qato, Mala, Delaj, Balaj. Trajner: Tomas Brdariç

EGNATIA: Dobjani, Alijev, Malota, Xhemajli, Fangaj, Ndreca, Aleksi, Zejnullai, Ujka, Lushkja, Vuthaj. Trajner: Edlir Tetova