RTSH Sport Live

Vllaznia-Tirana spostohet, Partizani luan me drita

  • 09/11/2022
  • |
  • Abissnet Superiore
Vllaznia-Tirana spostohet, Partizani luan me drita
Axhenda e javës së 12-të të “Abissnet Superiore” ka pësuar ndryshime

Java e 12-të e “Abissnet Superiore” ka pësuar ndryshime. Vllaznia-Tirana, e parashikuar për tu luajtur ditën e shtunë në “Selman Stërmasi” në orën 13:00, është spostuar me 24 orë, pra do të luhet ditën e diel, në të njëjtin vend dhe orë. Shkak është bërë protesta dhe policia e kishte  të pamundur të siguronte mbarëvajtjen e aktivitetit.

Po ditën e diel janë dhe dy ndeshjet e tjera, Egnatia-Laçi dhe Kastrioti-Kukësi, po në orën 13:00. Ndërkohë, të hënën Partizani do të presë Bylisin në shtëpinë e re dhe ndeshja do të luhet me drita, duke nisur nga ora 16:00. Ndeshja tjetër e ditës së hënë është ajo mes Teutës dhe Erzenit, që do të startojë në orën 13:00.