RTSH Sport Live

Volejboll, luhen dy ndeshjet e para të javës së 10-të

  • 16/02/2024
  • |
  • Sporte të tjera
Volejboll, luhen dy ndeshjet e para të javës së 10-të
Rikthehet Superliga e femrave, Partizani-Barleti Volej erdhi drejtpërdrejt në RTSH Sport

Pas mbylljes së fazës së grupeve të veprimtarisë mbarëkombëtare midis Shqipërisë dhe Kosovës, Liga “Gjergj Kastrioti”, është rikthyer në parket Kampionati Kombëtar i Volejbollit për Femra me ndeshjet e javës së 10-të të Superligës, dhe sfida që është sjellë për sportdashësit drejtpërdrejt nga Rrjeti i Radio-Televizionit Shqiptar, në kanalin RTSH Sport, ka qenë ajo të u luajt në kryeqytet, midis Partizanit dhe Barleti Volejit. Sfida në fakt ka qenë e mbizotëruar nga kampionia në fuqi e rrjetës së vajzave, që e ka mbyllur në 3 sete gjithçka, ose thënë ndryshe në 67 minuta. Seti i parë ka parë skuadrën e trajneres Amarilda Prenga të arratiset që në fillim dhe fitojë atë me shifrat 25-12, ndërsa e njëjta tablo ka qenë edhe në atë të dytin, që është fituar thellë nga Partizani 25-18. Përtej njëfarë përpjekjeje të universitareve në setin e 3-të, është Partizani që e fiton atë 25-18 dhe gjithë ndeshjen 3-0 dhe merr përkohësisht kreun e renditjes së Superligës. Në takimin tjetër të së premtes, Vllaznia ka mundur në 5 sete Pogradecin në Shkodër, ndërsa dy sfidat e tjera të javës së 10-të, Skënderbeu-Teuta dhe Tirana-Lushnja luhen të premten.