Sapo kanë përfunduar 2 ndeshjet e fundit të javës së 13-të të Kategorisë së Parë në RTSH. Festojnë Vora dhe Pogradeci, që arrijnë të marrim maksimumin e pikëve respektivisht përballë Kukësit dhe Lushnjës.
Vora nuk zhgënjen në “Kukës Arena”, mposht me rezultatin e pastër 4-0 skuadrën verilindore dhe ruan hapin e rivalëve të Flamurtarit dhe Besës. Skuadra e Bellait dominon sfidën përballë Kukësit, duke shënuar nga 2 gola për çdo pjesë (spikat Ruzgis me një dygolësh).
Pas këtij suksesi Vora ngjitet në kuotën e 31 pikëve në klasifikim (po aq sa Besa), një pikë më pak se kryesuesit e Flamurtarit.
Në ndeshjen tjetër të ditës Pogradeci ka mposhtur me rezultatin minimal 1-0 Lushnjën. Trajneri Mema debuton me fitore në krye të skuadrës liqenore. Një gol i Kazem në pjesën e parë i ka dhënë tre pikë të çmuara Pogradecit, që ngjitet në kuotën e 18 pikëve.
Lushnja ka humbur një mundësi të artë për të marrë pikë, pasi Canka ka humbur një penallti në minutën e 95-të të takimit.