RTSH Sport Live

Wanda Nara, mesazh për Icardi-n: Sa më pëlqen kjo dorë pa unazë...

  • 18/10/2021
  • |
  • Gosip
Wanda Nara, mesazh për Icardi-n: Sa më pëlqen kjo dorë pa unazë...
Me një postim në Instagram, shoëgirl argjentinase ka bërë të ditur se historia me sulmuesin e PSG-së ka marrë fund

Thashethemet duket se do të vazhdojnë për një kohë të gjatë, dhe që për momentin po merren si të mirëqena. Episodet e historisë që lidhen me përfundimin e bashkëjetesës mes Mauro Icardi dhe Wanda Nara (për shkak të flirtit të supozuar të sulmuesit të PSG me modelen Eugenia Suarez) këtë mëngjes janë pasuruar me një goditje të re surprizë, me Ëanda që ka publikuar në Instagram: foton e dorës në plan të parë dhe fjalët: "më pëlqen dora ime pa unazë”.

Një goditje vërtetë surprizë, duke qenë se mbrëmë sulmuesi argjentinas kishte publikuar tre fotografi me gruan e tij (dy të parat vetëm me të, ndërsa e fundit me të gjithë fëmijët) duke shkruar: "Feliz dia mamucha" në lidhje me Ditën e Nënës e cila në Argjentina është 17 tetori.

Për më tepër, Icardi kishte ngarkuar gjithashtu një histori duke etiketuar llogarinë e gruas së tij (që do të thotë se ajo nuk është e bllokuar) ndërsa ata janë së bashku në Milano. Shenjat e një paqeje të mundshme?. Deri në një moment të caktuar, kur Wanda lëshoi ​​dorën pa unazë. Duke pritur për lëvizjen tjetër.