RTSH Sport Live

Xhaka feston me familjen dhe përshëndet tifozët: Pritjes 60-vjeçare i erdhi fundi!

  • 15/04/2024
  • |
  • Gjermani
Xhaka feston me familjen dhe përshëndet tifozët: Pritjes 60-vjeçare i erdhi fundi!

“Kur nis futbollin ëndërron për momente si këto. Në adoleshencën time kam ndjekur shumë momente si këto. Për mua është një ëndërr e kthyer në realitet. Unë kam fituar tituj me Bazelin, por triumfet përtej kufijve janë gjithmonë më të veçantë”. Granit Xhaka nuk ka fshehur entuziazmin pas fitores me Verder Bremenin ku Leverkusen siguroi matematikisht triumfin historik. “Tani jemi kthyer në legjendë pasi ky klub nuk kishte fituar kurrë titullin”, komenton Xhaka.

Ndeshja e djeshme ishte e veçantë pasi tifozët e ndërprenë edhe pse nga fundi i kohës së rregullt mungonin ende 40 sekonda. Ky detaj nuk i shpëtoi gazetarëve, të cilët e pyetën Xhakën nëse ishte habitur nga ky episod ku shkallët e stadiumit u boshatisën dhe fusha e blertë thuajse u zhduk. ”Nuk më habit asgjë nga ajo skenë që kemi parë pasi në stadium kishim tifozë, të cilët prisnin këtë moment prej 60 apo 70 vitesh. Ishim edhe në fushën tonë dhe ky element e bën edhe më të veçantë këtë titull”, tha Granit Xhaka për mikrofonët e “Blick”.