RTSH Sport Live

“Abissnet Superiore” për vajza, mbyllet java e 17-të

  • 21/04/2024
  • |
  • Abissnet Superiore
“Abissnet Superiore” për vajza, mbyllet java e 17-të

Java e 17-të e kampionatit “Abissnet Superiore” për vajza uli siparin me takimin e fundit, Kinostudio – Tirana. Vajzat bardheblu triumfuan në këtë ndeshje me rezultatin 4-0.

Supersfida e javës së 17-të, Apolonia – Vllaznia që u zhvillua në stadiumin “Loni Papuçiu” përfundoi në barazim pa gola 0-0.

Partizani regjistroi fitoren e radhës, këtë herë në transfertë ndaj Laçit. Vajzat e kuqe dominuan takimin dhe triumfuan me rezultatin e thellë 10-0.

Skënderbeu mori një fitore të rëndësishme pasi fitoi në Durrës ndaj Teutës me rezultatin 3-2.

Edhe Gramshi triumfoi në transfertë pasi mposhti Lushnjen me rezultatin e thellë 6-0.

Rezultatet e javës së 17-të në kampionatin “Abissnet Superiore“ për vajza:

Laçi – Partizani              0-10

Teuta – Skënderbeu      2-3

Lushnja – Gramshi        0-6

Apolonia – Vllaznia       0-0

Kinostudio – Tirana       0-4