“Një kundërshtar që nuk është rastësisht aty në krye të renditjes së Kategorisë Superiore pas 13 javësh, por një ndeshje që duhet fituar.” Kështu e ka cilësuar Drejtori Sportiv i Partizanit, Arbër Abilaliaj, ndeshjen e së shtunës me Egantian, me të cilën ndan kreun e renditjes.
Në “Egnatia Arena”, duke nisur nga ora 13:30 do të luhet një sfidë që do të thotë shumë për momentin përsa I përket kreut të renditjes, përballën dy skuadra që në këto javë të para kanë vendosur diktatin e tyre. Drejtori I të kuqve, Arbër Abilaliaj, në konferencën për shtyp ka theksuar se: “është një ndeshje shumë e vështirë, që ka specifikë ndryshe nga të tjerat, e kemi vlerësuar maksimalisht”.
“Egnatia, në krahasim me të tjerët, ka konsolidim, patjetër që ka dhe kualitet. Për këtë arsye është në vendin që është. Besoj se do të jetë një ndeshje e bukur, të luftuar, por kam përshtypjen që është një ndeshje mbi të gjitha për t’u fituar. Do luajmë me shumë kujdes, përulësi dhe agresivitet”.
“Forca e Egnatias? Kualiteti që ka në pjesën përpara. Janë lojtarë me eksperiencë, kualitet e forcë fizike. E ka treguar edhe këto 13 javë, një skuadër që ka qenë e konsoliduar në mënyrën se si ka luajtur, një pjesë të mirë të kundërshtarëve i ka dominuar dhe fituar me meritë, është ku duhet të jetë për mënyrën se si ka performuar për këto ndeshje”.