RTSH Sport Live

 “Pole Position” në Jerez për Banjajan

  • 30/04/2022
  • |
  • Moto GP
 “Pole Position” në Jerez për Banjajan
Kampioni i botës në fuqi dhe kryesuesi aktual i Botërorit, Kuartararo, i dyti

Moto Gp ka mbërritur në garën e gjashtë të vitit 2022, teksa bëhet fjalë për Çmimin e Madh të Spanjës në pistën e Herez. Të shtunën janë zhvilluar kualifikueset dhe piloti i Dukatit, Françesko Banjaja, ishte më i shpejtë, që do të thotë se do ta nisë i pari të dielën garën në pistën e Herez. Për 25-vjeçarin torinez bëhet fjalë për fitoren e shtatë në “Pole-Position” kjo në kategorinë e nivelit më të lartë të Moto GP-së, ndërsa ndodhet në sezonin e tij të parë mes më të mirëve të motoçiklizmit.

Pas shpinës së tij kampioni i botës në fuqi Kuartararo, që është piloti i Jamahas, dhe piloti i Aprilias, Aleiks Espargaro. Të tre së bashku plotësojnë radhën e parë të nisjes. Ndërkohë në vendin e katërt ishte piloti tjetër i Dukatit, australiani Xhek Miler. Mark Markez në vendin e pestë dhe në të gjashtin Johan Zarko. Bezeki ka zënë vendin e tetë, kurse Bastianini, i rrëzuar në kualifikueset e dyta, në vendin e njëmbëdhjetë.

Duke vijuar më tej me të tjerë pilotë italianë si Morbideli i gjashtëmbëdhjeti, Di Xhianantonio i shtatëmbëdhjeti, Marini i nëntëmbëdhjeti, Doviciozo i 23-ti dhe Savadori i 24-ti. Botërori i Moto GP kryesohet nga Kuartararo dhe Rins me 69 pikë e pas tyre Espargaro me 66 pikë.

NISJA

RADHA E PARË

1.Francesco Bagnaia (Ducati) 1.36.170

  1. Fabio Quartararo (Yamaha)
  2. Aleix Espargaro (Aprilia)

RADHA E DYTË

  1. Jack Miller (Ducati)
  2. Marc Marquez (Honda)
  3. Johann Zarco (Ducati)

RADHA E TRETË

  1. Takaaki Nakagami (Honda)
  2. Marco Bezzecchi (Ducati)
  3. Joan Mir (Suzuki)

RADHA E KATËRT

  1. Jorge Martin (Ducati)
  2. Enea Bastianini (Ducati)
  3. Maverick Vinales (Aprilia)

RADHA E PESTË

  1. Pol Espargaro (Honda)
  2. Alez Rins (Suzuki)
  3. Brad Binder (KTM)

RADHA E GJASHTË

  1. Franco Morbidelli (Yamaha)
  2. Fabio Di Giannantonio (Ducati)
  3. Remy Gardner (KTM)

RADHA E SHTATË

  1. Luca Marini (Ducati)
  2. Stefan Bradl (Honda)
  3. Miguel Oliveira (KTM)

RADHA E TETË

  1. Alex Marquez (Honda)
  2. Andrea Dovizioso (Yamaha)
  3. Lorenzo Savadori (Aprilia)

RADHA E NËNTË

  1. Darryn Binder (Yamaha)