RTSH Sport Live

“Valentino Rossi do të na japë një dorë me eksperiencën e tij”

  • 23/01/2021
  • |
  • Moto GP
“Valentino Rossi do të na japë një dorë me eksperiencën e tij”
Menaxheri i përgjithshëm i Yamaha, Lin Jarvis, nuk mendon se mund të ketë ndryshime thelbësore me kalimin e kalorësit italian në Petronas

“Valentino kaloi pesëmbëdhjetë vjet me ne, në fillim shtatë dhe, pas dy vitesh me Ducati, edhe tetë të tjera, ishte fantastike. Ekipi do të drejtojë kryesisht rritjen e motorrit, megjithëse Rossi do të jetë në gjendje të na ndihmojë në mënyrë të konsiderueshme me mbledhjen e të dhënave nga eksperienca e tij”. Lin Jarvis, gjatë një interviste për Crash.net, analizon sezonin e ardhshëm MotoGP në të cilin ndryshimi kryesor për Yamaha është kalimi i Valentino Rossi te Petronas në vend të Fabio Quartararo, i cili do të jetë pjesë e ekipit zyrtar.

Në çdo rast, piloti Italian, me përvojën e tij, siç shpjegohet nga menaxheri i përgjithshëm i shtëpisë Iwata, do të kontribuojë në zhvillimin e motorrit, duke qenë se do të drejtojë edhe një  M1 zyrtare: “Padyshim që do të ketë ndryshime, por Valentino do të vazhdojë të ngasë një M1 zyrtar, kështu që nuk parashikoj ndonjë ndryshim domethënës. Mënyra në të cilën motorri do të zhvillohet në 2021 nuk do të jetë shumë e ndryshme”.