RTSH Sport Live

Abissnet Superiore në RTSH/ Partizani rikthehet te fitorja falë Elekes

  • 23 orë para
  • |
  • Abissnet Superiore
Abissnet Superiore në RTSH/ Partizani rikthehet te fitorja falë Elekes

Partizani ka triumfuar në transfertë përballë Skënderbeut në ndeshjen e vlefshme për javën e 29-të të Superiores. Sfida që u zhvillua në stadiumin e Korçës, përfundoi 1-2 në favor të miqve dhe u transmetua për publikun shqiptar në RTSH Sport.

Korçarët kaluan të parët në avantazh që në minutën e 35-të. Ardit Nikaj shndërroi në në gol një penallti të dyshimtë të shkaktuar nga kapiteni i Partizanit, Preka.

Ndërkohë që Partizani u rikthye në lojë në pjesën e dytë, duke barazuar si fillim në minutën e 66-të me Koten, teksa golin e fitores e shënoi nigeriani Eleke në minutën e 91-të.

Me këtë fitore, Partizani shkon në kuotën e 43 pikëve dhe mbetet në vendin e katërt. Ndërsa Skënderbeu me 27 pikë mbetet në vendin e fundit, duke u afruar më shumë me rënien një kategori më poshtë.