RTSH Sport Live

Abissnet Superiore/ Partizani bën detyrën në Durrës, Padstrelau shënon në debutim

  • 19/01/2025
  • |
  • Abissnet Superiore
Abissnet Superiore/ Partizani bën detyrën në Durrës, Padstrelau shënon në debutim

Partizani ka mundur Teutën në Durrës me sforco minimale. Të besuarit e Aleksandar Veselinoviç kanë gjetur golat e triumfit në pjesën e dytë ndërsa për trajnerin ka ardhur edhe një lajm i mirë.

Dmitri Padstrelau, i ardhur në Shqipëri për të zëvendësuar një lojtar si Mba, ka nisur mjaft mirë aventurën e tij të re me Partizanin. Sulmuesi nga Bjellorusia ka shënuar golin e dytë të takimit në të 77’, ndërsa autori i golit të parë ishte qendërmbrojtësi Janjeva (47’).

Pas 21 takimesh Partizani ka grumbulluar 37 pikë dhe renditet në vendin e parë ndërsa Skënderbeu i Gjokës është gjithmonë e më shumë në krizë pasi në 21 javë ka mundur të grumbullojë vetëm 16 pikë.