RTSH Sport Live

Albi Alla rikthehet në Superiore, firmos me Laçin

  • 14/08/2022
  • |
  • Abissnet Superiore
Albi Alla rikthehet në Superiore, firmos me Laçin
Pas aventurës në Kinë, mbrojtësi ka firmosur për një sezon me klubin kurbinas

Laçi rikthen në Superiore ish-mbrojtësin e Bylist, Skënderbeut, Kukësit dhe Flamurtarit, Albi Allën. Futbollisti pogradecar do të bashkohet me skuadrën kurbinase duke plotësuar vendin e lënë bosh nga Renato Malota, i cili u transferua tek Egnatia.

Albi Alla rikthehet në Kategorinë Superiore pas pesë sezonesh, teksa pat luajtur në Kinë e tanimë ka vendosur të bëhet pjesë e bardhezinjve kurbinas, të cilët në qendër të mbrojtjes ishin të paplotësuar. Sepse largimi i Malotës në Rrogozhinë krijoi një boshllëk të madh. Mbrojtësi pogradecar ka qenë pjesë e Nanjing City, ku zhvilloi 15 ndeshje. Albi Alla ka qenë pjesë e Bylisit, Skënderbeut, Kukësi dhe Flamurtarit. 

Kurbinasit do të synojnë këtë edicion që të ruajnë pozitën e tyre në vendet e para të klasifikimit e minimalisht të sigurojnë pjesëmarrjen në arenën ndërkombëtare.