RTSH Sport Live

Angli, Xhaka në telashe

  • 05/08/2022
  • |
  • Angli
Angli, Xhaka në telashe
Mesfushori i Arsenalit dhe ish-sulmuesi i Vllaznisë, në qendër të hetimit për baste

Zgjerohen hetimet rreth Granit Xhakës, mesfushorit të Arsenalit me origjinë shqiptare, i cili ka përfunduar në lupën e hetimeve të Agjencisë Kombëtare të Krimit për shkak të një kartoni të verdhë të dyshuar. Dhjetor 2021, ndeshja Leeds-Arsenal, rezultati ishte fiksuar në shifrat 1-4, ndërsa Xhaka u ndëshkua me karton të verdhë në minutën e 86-të pasi vonoi lojën për rreth 20 sekonda. Në dhjetë minutëshin e fundit, kuotat për një karton të verdhë ndaj mesfushorit u rritën shumë dhe një bast i dyshuar prej 52 mijë paund, ngjalli dyshime.

Federata e referoi çështjen te agjencia e hetimit që ka dalë në përfundimin se në lojë është edhe mafia shqiptare ndërsa një emër i papërmendur më parë është edhe ish-sulmuesi i Vllasnisë, Alban Jusufi, i cili ka mbajtur të veshur fanellën e shkodranëve për disa muaj në 2009-ën. Sulmuesi 41-vjeçar me origjinë shqiptare e pasaportë suedeze, është pezulluar nga çdo aktivitete futbollistik në vitin 2017 pikërisht për shkak të basteve.

41-vjeçari është shpallur fajtor pasi korruptoi portierin e AIK Kyriakos Stamatopoulos me 150 mijë paund për të trukuar ndeshjen kundër Goteborg. Ai dyshohet si një figurë e rëndësishme në skemën e bastit anormal të ndeshjes së Arsenali. “Daily Mail” shkruan se Federata Angleze ndihmoi në muajin qershor Agjencinë Kombëtare të Krimit me të gjitha informacionet e kërkuara pasi në ndeshjen, ndërsa theksohet gjithashtu se një pjesë e madhe e basteve janë vendosur në kriptomonedha në Shqipëri.

“Arsenali dhe Federata Angleze nuk kanë pranuar të bëjnë komente në lidhje me këtë çështje pasi theksojnë se nuk kanë marrë asnëj lajm të ri në lidhje me hetimet”, thekson në shkrimin e tij gazetari Mattn Hughes që ka investiguar rreth kësaj çështjeje që ende nuk është komentuar as nga lojtari apo familja Xhaka.