RTSH Sport Live

Anglia, kampione e Europës për U19

  • 01/07/2022
  • |
  • Futboll Bota
Anglia, kampione e Europës për U19
“Tre luanët” mundin Izraelin në finale dhe rikthehen tek trofeu pas pesë vitesh mungesë

Anglia është kampione e Europës për herë të 11-të për moshën deri në 19 vjeç. Ka ndodhur gjithçka të premten në mbrëmje në finalen e luajtur në Sllovaki dhe që ka ardhur drejtpërsëdrejti në rrjetin e Radio Televizionit Shqiptar, teksa Anglia ka fituar në kohën shtesë 3-1 ndaj Izraelit. Izraeli ishte i pari që kaloi në avantazh me anë të Glouk në të 40’. Sapo ka nisur pjesa e dytë Dojli ka barazuar për anglezët dhe ky rezultat e ka çuar finalen në kohën shtesë.

 Madje deri në përfundim të së parës gjithçka ishte e barabartë. Çukvuemeka në të 108’ dhe në të 120’ ka firmosur titullin për “tre luanët”, të cilët rikthehen në këtë trofe pas pesë vitesh duke ulur nga froni Spanjën, e cila numëron po 11 tituj kampion Europe sa Anglia.

Tanimë është radha për Kampionatin Europian të moshës deri në 19 vjeç për femra, që zhvillohet në Republikën e Çekisë, dhe Kampionatin Europian të të rriturave, i cili luhet në Angli. Dy aktivitete që do të vijnë në rrjetin e Radio Televizionit Shqiptar.