RTSH Sport Live

Armando Broja bën prezantimin, me Çelsin deri në vitin 2026

  • 18/07/2021
  • |
  • Angli
Armando Broja bën prezantimin, me Çelsin deri në vitin 2026
Deklarata e sulmuesit kuqezi: “Jam me të vërtetë i ngazëllyer që po nënshkruaj një kontratë të re”

Sulmuesi shqiptar, Armando Broja ka rinovuar kontratën e tij me skuadrën e Chelsea, që do e mbajë të lidhur deri në vitin 2026. Një tjetër hap I rëndësishëm në karrierën e tij, I cili tashmë nuk shihet nga londinezët si një talent për të ardhmen, por si një alternativë aktuale, që mund të japë kontributin e tij në vazhdim.

Sulmuesi i ri, i cili do të mbushë 20 vjeç në shtator, kaloi sezonin e kaluar në huazim në Eredivisie me Vitesse Arnhem, ku bëri 34 paraqitje. 11 golat e tij ndihmuan ekipin holandez në një përfundim të vendit të katërt dhe finalen e Kupës KNVB, në të cilën ata u mundën nga Ajax, dhe siguruan që ai të mbaronte fushatën si një nga të rinjtë me rezultatet më të mira në Europë.

Para kësaj lëvizjeje të huazimit, sulmuesi kuqezi bëri debutimin e tij në skuadrën e parë të Chelsea në Mars 2020, duke ardhur nga stoli në një ndeshje të Premier League me Everton, që provoi të ishte veprimi i fundit para pezullimit të futbollit për shkak të Covid-19. Broja ka qenë  me Blues që në moshën 9 vjeçare, gjithmonë duke luajtur si sulmues dhe duke shënuar gola gjatë ngritjes së tij.

Në skenën ndërkombëtare, Broja ka përfaqësuar Shqipërinë që nga grupmosha nën 16 vjeç dhe bëri debutimin e tij në skuadrën e parë tri ditë para ditëlindjes së tij të 19-të, shtatorin e kaluar, në një ndeshje të Ligës së Kombeve kundër Lituanisë. Që atëherë ka luajtur gjashtë ndeshje për ekipin kombëtar dhe startoi eliminatoret e Kupës së Botës kundër Anglisë në Mars.

Gjatë nënshkrimit të kontratës së tij të re, Broja tha: “Unë jam me të vërtetë i ngazëllyer që po nënshkruaj një kontratë të re me Chelsea. Duke ardhur përmes Akademisë këtu ishte një moment i veçantë për mua që të bëja debutimin në ekipin e parë vitin e kaluar, para se të fitoja përvojë të mëtejshme nga huazimi te Vitesse sezonin e kaluar. Dua të ndërtoj të ardhmen mbi këto baza dhe me të vërtetë pres që të përparoj dhe të jap kontributim tim te Chelsea në vitet që vijnë”.