RTSH Sport Live

Atletiko, Simeone: Favoriti i vërtetë për të kaluar është… Porto

  • 07/12/2021
  • |
  • Futboll Bota
Atletiko, Simeone: Favoriti i vërtetë për të kaluar është… Porto
Nuk dihet nëse është parataktikë apo bestytni. E vetmja siguri është se një barazim nuk do të mjaftojë

Simeone ngre duart. Porto, e favorizuar për kalimin në raundin e 16-të. Nuk dihet nëse është parataktikë apo bestytni. E vetmja siguri është se barazimi nuk do të mjaftojë. Colchoneros janë të detyruar të fitojnë dhe shpresojnë që Milani të mos fitojë ose ta bëjë këtë duke shënuar një gol më pak se Atletico. Me pak fjalë, një situatë shumë e ndërlikuar.

“Fitorja është gjithmonë e mirë, na pritet një ndeshje shumë e rëndësishme me një kundërshtar që luan shumë mirë, i cili është i pari në ligën portugeze, siç është Milani në Itali. Të gjitha skuadrat e përfshira në këtë grup janë shumë të forta. E kuptoj që situata është e vështirë, nëse do të më duhej t'u thosha diçka tifozëve, do të thosha se fjalët janë të kota dhe faktet vlejnë. Dhe i besoj absolutisht ekipit tim, stërvitem me ta, e di karakterin e tyre dhe çfarë mund të japin”.

“Që kur kam filluar të merem me futboll, fillimisht si lojtar e më pas si trajner, më kanë konsideruar idhull, por dhe më kanë vënë në dyshim. Është pjesë e profesionit. Skuadra duhet të përmirësohet në nivel kolektiv. Nuk flas për individualitetin, as për departamente. Posedimi përfshin të dhjetë lojtarët që lëvizin".

Kualifikimi i varur nga një fije. “Kemi përballë një skuadër me vlerë të madhe, e cila në vitet e fundit ka performuar gjithmonë shumë mirë në Ligën e Kampionëve. Porto është e aftë në fazën e mbrojtjes, ata dinë të rimarrin topin dhe të rinisen me shpejtësi, por janë gjithashtu në gjendje të ndërtojnë. Sipas mendimit tim, ata janë favoritët e mëdhenj për të kaluar, ata kanë më shumë pikë në renditje se të tjerët, përfshirë Milanin".