RTSH Sport Live

Ballkani fiton, Shkëndija barazon, Shkupi humbet

  • 04/08/2022
  • |
  • Futboll Bota
Ballkani fiton, Shkëndija barazon, Shkupi humbet
Ballkani ka mundur 3-2 Klaksvik, Shkëndija ka barazuar 1-1 në fushën e AIK, ndërsa Shkupi është mundur 3-1 në fushën e Shamrock Rovers

Ballkani ka arritur të marrë një fitore 3-2 në ndeshjen e parë të turit të tretë përballë Klaksvik të Ishujve Faroe. Në “Fadil Vokrri” të besuarit e Ilir Dajës mund të kishin bërë më mirë, ndërsa arritën të udhëhiqnin edhe 3-0 me golat e Gripshit 30’, Korenicës 41’ dhe Rrahmanit 50’. Por miqtë arritën të rikthehen në lojë duke shënuar dy herë me anë të Klettskard në minutat 69-të dhe 88-të, për të mbyllur gjithçka në 3-2.

Shkëndija e Tetovës ka bërë një tjetër paraqitje të mirë në Conference League duke barazuar 1-1 në fushën e suedezëve të AIK. Tetovarët kaluan në avantazh që në fillim të sfidës me anë të Ferhan Hasani që përfitoi nga një përgjumje e mbrojtjes së skuadrës suedeze për të dërguar topin në rrrjetë. Në minutën e 17-të vendasit barazuan me anë të Guidetti, 1-1, duke lënë gjithçka të hapur për ndeshjen e kthimit.  

Ndërkohë, në Europa League, skuadra e Shkupit është mundur 3-1 në fushën e Shamrock Rovers. Burke 13’ me penallti dhe Watts 29’ e kanë bërë  të lehtë sfidën për skuadrën vendase. Queven 77’ ka rikthyer skuadrën e Shkupit në lojë, por O’Neill 90+7 ka mbyllur të gjitha llogaritë, 3-1.