RTSH Sport Live

Banjaia niset i pari në Portugali

  • 07/11/2021
  • |
  • Moto GP
Banjaia niset i pari në Portugali
Rekord i pistës për pilotin italian në Algarve

Francesco Bagnaia ka arritur polepozition në provat zyrtare të zhvilluara të shtunën në Algarve, të vlefshme për Çmimin e madh të Portugalisë në Moto gp. Piloti Italian I Ducatit ka dhënë edhe kohën record në xhiron e fundit të provave zyrtare 1’378”725. Ky është polepozition I 5-të radhazi për pilotin Italian në në këtë botëror të MotoGP. Bagnaia do të sybnojë të fitojë garën për të forcuar pozitat në vendin e dytë në renditjen e përgjithshme për pilotë.

Çmimi I Madh I Portugalisë është gara e parafundit e botërorit 2021 në Moto Gp. Në vijën e parë të nisjes do të jetë edhe Ducati tjetër I Jack Miller dhe Suzuki I Joan Mir. Fabio Quartararo, kampioni I botës që fitoi titullin një garë më parë do të niset nga vendi I 7-të, përpara Alex Marquez e Franco Morbidelli.

Ndërsa Valentino Rossi, do të niset nga vendi I 16-të. Për Doktorin kjo është gara e fundit në karrierën e tij në Portugali. Një mungesë e madhe në këtë garë është ajo e Marc Marquez, i cili u rrëzua në seancat stërvitore dhe ka pësuar një tronditje në kokë. Pas konsultimeve, mjekët kanë rekomanduar që piloti spanjoll të pushojë të paktën për garë.