RTSH Sport Live

Bayern, Kane: Motivimi është i lartë, kemi mundësinë të fitojmë një trofe

  • 16/04/2024
  • |
  • Futboll Bota
Bayern, Kane: Motivimi është i lartë, kemi mundësinë të fitojmë një trofe

“Ka qenë një sezon zhgënjyes në kampionat për ne deri më tani dhe unë e përgëzoj Bayer Leverkusen për atë që ka arritur. Nuk e kemi arritur nivelin tonë, por nesër kemi një mundësi të madhe në shtëpi dhe duam të arrijmë diçka të madhe”.

Qendërsulmuesi i Bayernit të  Mynihut, Harry Kane, flet kështu përpara ndeshjes së nesërme kundër Arsenalit në Ligën e Kampionëve:

“Ne kemi shumë përvojë dhe shumë prej nesh kanë luajtur ndeshje të rëndësishme dhe është koha për të ngritur standardet tona. Kemi besim te vetja dhe mund të fitojmë nesër. Çdo lojtar, çdo klub, dëshiron të fitojë tituj, ky është qëllimi i çdo sezoni. Natyrisht që kjo pritet nga ne dhe ne kemi ende shansin për të fituar Ligën e Kampionëve. Motivimi është i shkëlqyer”, ka thënë mes të tjerash sulmuesi anglez.