RTSH Sport Live

Besa e Skënderbeu, “barazim” i thatë

  • 20/12/2022
  • |
  • Kategoria e Parë
Besa e Skënderbeu, “barazim” i thatë
Të dy skuadrat e mbyllin vitin 2022 në paqe, rikthehen në fushën e lojës pas një muaji

Besa e Skënderbeu kanë ndarë nga një pikë mes tyre në ndeshjen që është luajtur në stadiumin e qytetit të Peqinit dhe që ka ardhur drejtpërsëdrejti në rrjetin e Radio Televizionit Shqiptar. Në fakt ka qenë një pjesë e parë e varfër, atje ku gjuajtja e parë është shënuar në të 16’, ndërsa miqtë janë shfaqur rrezikshëm në portëvn vendëse. Hundson ndaj Premçin në goditjen me kokë. Katër minuta më vonë kundërpërgjigjet Besa, teksa Hoxha, nga goditja e këndit në të majtë të sulmit verdhezi, ka shënjestruar portën korçare, por largojnë miqtë. Loja kalon dhe minuta qetësie, që prishet nga Kevin Dalipi, i cili në të 38’ godet mbi traun e portës.

E në vërshëllimën e fundit të Indrit Myrtjas, pjesa e parë është mbyllur 0-0.  Pjesa e dytë ka nisur me vërshimin e Hoxhës në të majtë të sulmit verdhezi, i cili ka shmangur katër lojtasrë miq, por pasimi i tij nuk ndiqet nga pjesa tjetër e skuadrës për ta shtyrë topin në rrjetë. Korçarët shtojnë ritmet e lojës dhe janë më kërkues në tentativën për të dalë fitues nga Peqini. Në të 61’ Abubakar tenton në ecje e sipër nga rreth 25 metra, por ndal Hudson. I njëjti futbollistë 13 minuta më vonë, edhe pse është i vetëm me portën kavajase, vonon gjuajtjen dhe kavajasit largojnë.

Gjashtë minutat e fundit janë një fortunë e vërtetë në portën e Besës, atje ku Nurja si “trim i vetëm” në luftë bëhet shpëtimtari i vendësve. Ka larguar topin tek vija fatale në të 85’, kjo pas gjuajtjes së Vecajt, dhe në të 87’ në tentativën e Abubakar. Dhe atë që nuk bëri Skënderbeun mund ta bënte Besa, që me Balin, në minutën e parë shtesë, ka patur të gjitha shanset për të dalë fituese, por Frashëri tregohet i pathyeshëm.  E kështu Besa dhe Skënderbeun e mbyllin vitin 2022 në paqje, ndërsa rikthehen në fushën e lojës, ashtu sikurse pjesa tjetër e Kategorisë së Parë, më 28-29 janar.  

JAVA 12 

20/12/2022 

Besa – Skënderbeu                               0-0

 21/12/2022 

Luzi 2008 – Apolonia                          13:00

Flamurtari – Besëlidhja                       13:00

Turbina – Burreli                                 13:00

Lushnja – Oriku                                   13:00

Tërbuni – Dinamo                                13:00

Korabi – Tomori                                  13:00