RTSH Sport Live

Champions: 68 të arrestuar dhe 238 të plagosur

  • 29/05/2022
  • |
  • Futboll Bota
Champions: 68 të arrestuar dhe 238 të plagosur
Një bilanc i bërë i ditur nga Prefektura e kryeqytetit francez me një deklaratë të lëshuar gjatë natës

Bëhet fjalë për 68 të arrestuar dhe 238 të plagosur lehtë, ky është bilanci i përkohshëm i trazirave të ndodhura në Paris pranë Stade de France dhe zonave të tifozëve me rastin e finales së Champions League mes Liverpool dhe Real Madrid. Lajmi është bërë i ditur nga Prefektura e kryeqytetit francez.

“Para ndeshjes shumë tifozë pa biletë për ndeshjen ose mbajtës të biletave të falsifikuara ndërprenë hyrjen në Stade de France, në nivelin e perimetrit të sigurisë së jashtme – shpjegoi policia franceze në një deklaratë të lëshuar gjatë natës – duke ushtruar presion të fortë. Për të hyrë në rrethim, këta tifozë kanë vonuar aksesin e spektatorëve me bileta. Duke përfituar nga ky veprim, një numër i caktuar personash kanë arritur të hyjnë në portat që mbrojnë rrethimin e stadiumit”.

“Ndërhyrja e shpejtë e policisë – vijon shënimi nga Prefektura e Parisit – lejoi kthimin në qetësi dhe evakuimin e trazirave jashtë sheshit të Stade de France. Shpërndarja e spektatorëve u zhvillua pa vështirësi dhe nuk pati asnjë incident të rëndë në dy zonat e tifozëve”.

<p></p>

<p></p>

<p></p>