RTSH Sport Live

Champions League, Nojer paralajmëron rikthimin e Sane

  • 16/04/2024
  • |
  • UEFA Champions League
Champions League, Nojer paralajmëron rikthimin e Sane

Manuel Nojer ka lënë të kuptohet se Leroi Sane do të jetë në fushë nesër mbrëma edhe pse nuk është në formën e tij më të mirë.

Fakti se mungojnë për shkak dëmtimesh lojtarë si Koman dhe Gnabri duket se ka detyruar Sanen që të shtrëngojë dhëmbët për t’iu gjendur ekipit.

“Leroi Sane do të jetë në fushë. Mendoj se nuk do ta ketë të lehtë pasi ka ende dhimbje, por duhet që të sakrifikojë për ekipin”, tha Nojer.